Në prag të 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës janë mbajtur një sërë aktivitetesh në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke përfshirë demonstrimin e disa njësive speciale të PK-së, prezantimi i Njësisë së Dronëve dhe Anti dronëve, Njësisë me qentë, Njësisë për trajtimin e mjeteve eksploduese (NJTME) e të tjera.
Përveç këtyre, pati aktivitete edhe për fëmijë, si ndeshje basketbolli, recital nga fëmijët, realizim i vizatimeve për Policinë, muzikë dhe vallëzim modern nga Policia dhe fëmijët.Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla shprehu kënaqësinë për vendosmërinë, ngazëllimi dhe vullnetin e fëmijëve që në të ardhmen t’i shërbejnë vendit duke u bërë pjesë e Policisë së Kosovës.
Togeri Shukri Islami prezantoi disa prej pajisjeve të ekspozuara të cilat përdoren nga njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive. Bllokuesi i frekuencave, robot kostumi dhe anti droni janë disa nga pajisjet për të cilat Islami tregoi funksionin e tyre.
Këto aktivitete kanë filluar para disa ditësh dhe do të vazhdojnë deri në ceremoninë qendrore e cila mbahet me 6 shtator, ku pritet të marrin pjesë personalitetet të larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete nga Kosova, rajoni dhe me gjerë.