AKI jep detaje të takimit të Ajetit me shefin e CIA-s
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua
Më 22 gusht, shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns e ka vizituar edhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë(AKI) ku u prit nga drejtori i saj, Petrit Ajeti.
AKI përmes një komunikate për media pas gati dy javësh ka njoftuar për këtë takim.
Në komunikatën e AKI-së, thuhet se aty u zbulua edhe një pllakë e cila përmban një mesazh.
Ky mesazh është i ushtarakut amerikan Joseph Burns, i cili ia kishte transmetuar birit të tij, shefit aktual të inteligjencës amerikane, William Burns.
Më 22 gusht 2024, Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, priti Drejtorin e CIA-s, William Burns.
Në shenjë mirënjohjeje të përhershme ndaj SHBA-së, CIA-s dhe personalisht z. Burns, në objektin qendror, u zbulua edhe pllaka simbolike në AKI.
Pllakën e zbuluan dy drejtorët, Petrit Ajeti dhe William Burns.
Në këtë pllakë, përveç emblemave të dy agjencive, qëndron mesazhi që ia kishte transmetuar oficeri ushtarak amerikan Joseph Burns të birit të tij, William Burns-it: “Asgjë nuk mund të të bëjë më krenar sesa shërbimi me nder ndaj vendit tënd!”