Arrestohet ish-mësimdhënësja e “Pjetër Bogdanit”, pengoi mësimin
Lajme
Lexohet për: 2 min.
shkolla_9259
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një ish-mësimdhënëse e shkollës fillore “Pjetër Bogdani”, në kryeqytet është arrestuar të martën nga Policia.

E, njëjta dyshohet se ka penguar procesin mësimor, derisa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Për këtë rast për KosovaPress, ka folur drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu.

Ajo, ka thënë se deri të revolta e ish-mësimdhënëses ka ardhur pas masës disiplinore karshi saj nga ana e DKA-së për ndërrimin e vendit të punës.

Lushaku-Sadriu ka treguar se e dyshuara më herët ka qenë pjesë e shkollës fillore “Pjetër Bogdani”, por tani  është transferuar në një shkollë në periferi të kryeqytetit.

Lushaku-Sadriu ka thënë se vendimi për të është marrë pas kërkesës unanime të prindërve.

“Një ish-mësuese, faktikisht në masa disiplinore që është ndërmarrë që iu ka ndërruar vendi i punës dhe ajo në shenj  të protestës është munduar me e pengua mësimin. Është rast i izoluar, një mësuese që për fajin e saj sepse ka pasur ankesa  nga prindërit  dhe ne si DKA e kemi marr vendimin me transferuar në tjetër shkollë…Ankesa ka qenë në mënyrë unanime e prindërve dhe kjo nuk ka qenë hera e parë dhe ne është dashur gjithqysh me marr masa“,  tha ajo.

Për këtë rast ka njoftuar sot edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta kishte penguar procesin mësimor.  Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

E nga kjo e hënë në Kosovë ka nisur procesi mësimor, ndërsa qysh në ditën e parë të fillimit të mësimit në një shkollë në Prishtinë ka ndodhur një përplasje mes dy nxënësve./B.Ibishi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024