Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme një mjet shpërthyes është hedhur në oborrin e një shtëpie të banuar me serbë në Zubin Potok.

Lajmin për KosovaPress, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

Ai, ka thënë se dyshimet ekzistojnë që bëhet fjalë për granatë dore, ndërsa ka pasur dëme materiale në vetura dhe në dritaren e një shtëpie.

“Ka pasur dëme materiale në vetura dhe në dritaren e shtëpisë”, ka thënë ai, duke treguar se Policia ka nisur hetimet për këtë rast.

Ndërsa, nuk ka bërë të ditur nëse ka pasur pasoja në njerëz.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024