Ndryshon Ligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se me urgjencë kanë adresuar gjetjet e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ajo u bëri thirrje partive politike që ta mbështesin këtë ligj.

"Ne nuk kemi draftuar një ligj të ri. Nuk kemi pasur nevojë të draftojmë një version të ri të ligjit, por kemi adresuar vetëm katër çështje", tha ajo.

Sipas saj, versioni me ndryshimet ka rikonstruktuar komisionin mbikëqyrës.

"Sapo të kemi deklaratat e Ministrisë së Financave dhe Qeverisë së Kosovës, ne do ta procedojmë sërish versionin me ndryshime. Sipas njoftimeve që kam nga kabineti, brenda javës do të kemi këto dy deklarata dhe menjëherë do ta procedojmë në qeveri e më pas në kuvend", theksoi ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024