Kjo lagje e Prizrenit në hall me mbeturinat e fqinjëve
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Banorët e një lagjeje në Prizren po përballen me mbeturinat të cilat po i hedhin disa nga fqinjët e tyre.

Një banor nga lagjja “Turgut Ozal” ka dërguar pamje në të cilat mund të shihet se si qytetar të pandërgjegjshëm hedhin mbeturin në pikë të ditës.

Ai thotë se qytetarë të pandërgjegjshëm të lagjes “Bajram Curri” po hedhin çdo ditë mbeturina në lagjen e tyre.

“Punëtorët e pastrimit iu duhet së paku dy herë në ditë t’i pastrojnë kontejnerët e bërllokut nga erërat e këqija. Edhe pse e di se secili qytetar që vjen e gjuan mbeturina këtu së paku në ditë 10 euro nëpër kafe i shpenzon dhe nuk është në gjendje pesë euro në muaj të paguajë për mbeturina”, ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024