Përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit, Krasniqi takon ambasadorin britanik
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin britanik në Prishtinë Jonathan Hargreaves, me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, përgatitjet për zgjedhjet parlamentare dhe vizionin për të ardhmen e Kosovës.

“Ambasadorit Hargreaves i shprehëm mirënjohjen tonë për mbështetjen e palëkundur të Britanisë së Madhe ndaj Kosovës, duke theksuar se forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve tona është me rëndësi të veçantë”, ka shkruar kreu i PDK-së në një postim në Facebook.

Në takim mori pjesë edhe kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024