KQZ-ja ka pranuar kaq kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë vendit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotshme, ka bërë të ditur se deri më datën 1 shtator, përmes platformës elektronike ka pranuar 1 mijë e 162 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës.

Prej tyre 940 janë aprovuar dhe 222 janë refuzuar, për shkakun se dokumentet nuk kanë qenë të pa kompletuara, pasi që në shumicën e rasteve aplikuesit nuk janë fotografuar duke e mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.

Kryeshefi i ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj bëri të ditur se KQZ ka pranuar 85 kërkesa për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës, prej të cilave 69 janë aprovuar dhe 14 janë refuzuar për të njëjtin problem.

Aplikimi ka filluar që nga 29 gushti dhe do të përfundoj me 26 dhjetor të këtij viti.

Ndërsa, anëtari i LVV-së në KQZ, Alban Krasniqi ka shtuar se është një numër i madh i aplikimeve që janë refuzuar dhe duket se është keqkuptuar kërkimi i fotografisë i dokumentit në dorë.

Përveç kësaj në mbledhjen e KQZ-së, është miratuar edhe plani i buxhetit për organizimin e punëtorisë përmes KQZ-së së Kosovës dhe KQZ-së së Shqipërisë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024