Miratohen transaksionet e shitjes së aseteve për likuidim 67
Biznes
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit miratoi sot transaksionet e shitjes së aseteve me likuidim 67, prej tyre 5 aprovime dhe 6 refuzime, si dhe shqyrtoi 65 raporte rekomanduese për shitje direkte nga të cilat 16 asete u aprovuan për shitje direkte ndërsa 49 u refuzuan.

Në komunikatë thuhet se Bordi miratoi qiradhënien përmes tenderit publik e pesë pompave të derivateve sipas shpalljes së datës 26 korrik 2024, si dhe dy asete për qiradhënie direkte, njëra prej të cilave ka 10 njësi.

Pas shqyrtimit të kërkesës nga bordi i ndërmarrjes shoqërore Inex Ski Qendra në Brezovicë, u miratua edhe investimi shtesë prej 35 mijë eurosh, kryesisht në riparimin e teleferikëve dhe blerjen e një shtypësi bore.

Po ashtu u miratuan raportet e shpërndarjes së mjeteve në likuidim për ndërmarrjet “Barnatorja Popullore” Ferizaj, KB Malisheva dhe KBI Agrokultura. 

Bordi u informua për raportin përfundimtar të procesit të likuidimit të ndërmarrjes shoqërore “Mamusha” dhe me këtë udhëzoi që raporti të dërgohet në Dhomë të Posaçme dhe pas kësaj procedure pason mbyllja e ndërmarrjes.

Lidhur me shpronësimet Bordi mori vendim për dhënie të pëlqimit për regjistrim/bartje në librat kadastral të pronës së paluajtshme objekti i ish-ndërmarrjes shoqërore “Liria” Prizren, për realizimin e projektit “Krijimi i hapësirave për lëvizshmërinë e trafikut dhe këmbësorëve”, në bazë të vlerësimit nga Ministria e Financave.

Po ashtu mori vendim për dhënie të pëlqimit për regjistrim/bartje në librat kadastral të pronës së paluajtshme Landovicë për realizimin e projektit “Varrezat e Qytetit të Prizrenit” pronë e ndërmarrjes shoqërore Vreshtaria Prizren, në bazë të vlerësimit nga Ministria e Financave në përputhje me vendimin përfundimtar Qeverisë së Kosovës, për shpronësim të datës 13.12.2023.

Bordi gjithashtu aprovoi planin e veprimit për zbatim të rekomandimeve të raportit të auditimit të Divizionit të shitjes direkte nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024