Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje
Intervista
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Sektori i gastronomisë në Kosovë është duke u ballafaquar me një lloj krize të qarkullimit, sidomos pas liberalizimit të vizave për qytetarët. Kështu ka thënë për KosovaPress, sekretari i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica, i cili ka theksuar se kjo sezon verore për gastronominë nuk ishte edhe aq me fat.

Vranica thotë se në këtë krizë të gastronomisë, ka ndikuar edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e  Kosovës, pasi që shumica e punëtorëve në këtë sektorë kanë lëshuar vendet e tyre të punës për një jetë më të mirë.

Vranica, ka thënë se në për sallat e dasmave ka pasur një ulje të interesimit për organizimin e ahengjeve, në këtë rast për dasmat.

Sipas Vranicës, nga ana e bizneseve ka pasur ankesa të shumta, pasi që sipas tyre ka edhe një ulje të qarkullimit dhe të aftësisë shpenzuese në përgjithësi të njerëzve.

Vranica shton se punëtorët e këtij sektori nuk po munden t’ia dalin mjaftueshëm me të ardhurat mujore.  

Vranica shton se sipas disa hulumtimeve që ai ka bërë, mbi 100 mijë persona kanë provuar të gjejnë punë në vende të tjera.

Përveç ankesave nga sektori i gastronomisë , edhe qytetarët ankohen për shtrenjtimin e pijeve dhe ushqimit në kafe barët e natës gjatë sezonit veror.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024