Detaje nga gjuajtjet me armë ku mbeti i vrarë një person
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Një përplasje e armatosur mes dy grupeve ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet ku mbeti i vrarë një person.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e mbrëmshme rreth orës 22:04 në rrugën “Gazmend Zajmi” në kryeqytet.
Si pasojë, e gjuajtjeve me armë një person mbeti i vdekur dhe pesë të tjerë u plagosën.
Sipas Policisë së Kosovës të plagosurve aktualisht po trajtohen në QKUK, nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore.
“Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion”, njofton policia
“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë /01.09.2024 – 22:04. Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore”, thuhet në raportin e policisë.
Më tej thuhet se përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion.
https://kosovapress.com/nje-i-vrare-e-pese-te-plagosur-ne-prishtine