“Beogradi planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës”
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Sonja Biserkon, themeluesen dhe presidenten e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

Në takim morën pjesë edhe Nenad Çanak, politikan serb, bashkëthemelues dhe ish-udhëheqës i partisë së qendrës së majtë, Lidhja e Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe Mark Baskin, profesor dhe drejtor i Qendrës për Dialog Humanitar. 

Gjatë takimit, Biserko, Çanak dhe Baskin e njoftuan kryeministrin Kurti se po flitet që Beogradi zyrtar po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës, sidomos atyre nga veriu për në Sanxhak, ku siç po thuhet po ndërtohen shtëpi dhe banesa për ta. Ata apeluan te kryeministri Kurti që të përpiqet të parandalojë një skenar të tillë. 

Kryeministri Kurti ritheksoi rëndësinë e demokracisë, sundimit të ligjit dhe barazisë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe posaçërisht përfshirjen e komunitetit serb në të gjitha aspektet e ekonomisë dhe shoqërisë.

Ai njoftoi mysafirët e tij për të drejtat që gëzojnë komunitetet jo-shumicë në Kosovë, si dhe përpjekjet e Qeverisë për rritjen e mundësive për këto komunitete në shumë fusha si arsimi, punësimi dhe siguria e tyre.

Në takim u diskutua edhe për situatën dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, vullnetin dhe shanset për integrim në BE dhe NATO, e në veçanti për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, historinë dhe aktualitetin, si dhe perspektivat për të ardhmen. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024