Zebrat e padukshme në disa vende po rrisin rrezikun e aksidenteve dhe goditjeve të këmbësorëve. Qytetarët ankohen se vijat e bardha janë të fshira dhe shpesh janë të padallueshme. Ekspertët e komunikacionit theksojnë se mirëmbajtja e zebrave është thelbësore, pasi mungesa e sinjalizimit të qartë, mund të kontribuojë në ndodhin e aksidenteve. Sipas statistikave të Policiaë së Kosovës, 15 këmbësorë kanë humbur jetën dhe afro 600 të tjerë janë lënduar, nga muaji janër deri në korrik të këtij viti.
Qytetari Nezir Haxholli thotë se në zebra e ka goditur një veturë, me c’rast i ka dëmtuar tre gishtrinj.Edhe Afrim Ismajli thotë se të paktën duhet të vendosen sinjalizues me drita te vijat e bardha, në mënyrë që këmbësorët dhe vozitësit e automjetëve t’i shohin ato, për t’iu shmangur aksidenteve.
Krasniqi thekson se mungesa e dukshmërisë së vijave të bardha është e rrezikshme, pasi njerëzit, kur nuk janë të ndaluar nga pengesa fizike, priren të kalojnë në anën tjetër të rrugës.
Edhe eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti thotë se zebrat duhet të pastrohen dhe se ngjyrosja e tyre duhet të bëhet me material kualitativ.
“Gjatë periudhës kohore janar-korrik 2024 nga gjithsejtë 12,507 aksidente në trafikun rrugor, prej tyre jetën e kanë humbur 15 këmbësorë apo 28.8 %, 29 shoferë apo 55.7 %, 8 pasagjerë apo 15.3%, e po ashtu janë lënduar 573 këmbësorë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për KosovaPress.