Mbyllja e komunave paralele serbe në veri, flasin ekspertët e sigurisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbyllja e pesë komunave paralele serbe në veri nga njohës të sigurisë po vlerësohet të jetë konform zbatimit të ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës.

Profesori i çështjeve të sigurisë, Avni Islami tha për KosovaPress se aksioni i djeshëm policor është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, dhe se është një test i mirë për vetë shtetin tonë dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Ndërsa për mbylljen e komunave paralele serbe pati reagime nga  ndërkombëtarët, Islami vlerëson se situatën në veri mund ta përshkallëzojë vetëm bashkësia ndërkombëtare, e që sipas tij “ata siç duket janë të interesuar që mos të ketë qetësi në veri.”

Islami theksoi se shteti i Kosovës është duke zbatuar ligjin dhe Kushtetutën e vendit dhe se shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare janë të ngritura artificialisht.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024