“MF aplikon kundërligjshëm tri ligje, maltretohen veteranët dhe viktimat e dhunës seksuale”
Tema
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Dhjetë gra nga Kosova tash e disa vjet kanë nisur betejë ligjore me shtetin për pensionin e dyfishtë. Viktimat e dhunës seksuale kur arrijnë moshën e pensionimit, privohen nga e drejta e shfrytëzimit të pensionit të dyfishtë dhe duhet të zgjedhin vetëm njërin pension. Në bazë të interpretimit të ligjit në fuqi, autoritetet përgjegjëse nuk mundësojnë të kundërtën. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve po akuzohet për lexim të gabuar të ligjit dhe aplikim të kundërligjshëm. Për këtë çështje, KosovaPress, ka adresuar pyetje në këtë ministri, por nuk ka marrë përgjigje.

Juristë të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) kanë përgatitur dosjet e dhjetë rasteve që kërkojnë pension të dyfishtë.

Feride Rushiti, e cila është drejtoreshë e kësaj organizate, thotë se vendimi për tri viktimat e dhunës seksuale vërteton shkeljen e të drejtave të njeriut.

Procesi gjyqësor për njohjen e të drejtave të tyre, siç shton Rushiti, po shkakton ngarkesë të rëndë emocionale për të mbijetuarat.

Tri viktima të dhunës seksuale e kanë gëzuar të drejtën në betejën për pensione të dyfishta, ku njëra ka vdekur gjatë procesit gjyqësor.

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për KosovaPress, se po trajtojnë me dhjetëra raste të tilla duke ofruar ndihmë juridike falas në gjykata.

Ai shton se autoritetet vendore duhet të përgjigjen para drejtësisë për këto shkelje.

Avokati Ardian Bajraktari konsideron që kategorive të dala nga lufta po iu shpërfillet kontributi dhe sakrifica për vendin.

Ligji për statusin dhe të drejtat e kategorive të dala nga lufta mundëson që përfituesit e pensionit të viktimave të dhunës seksuale të luftës të jenë edhe shfrytëzues të pensionit bazë, i cili ju takon me Ligjin për Skemat Pensionale.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024