Opozita kërkon kordinim për urën, pushteti thotë se do t’i trajtojnë vërejtjet e aleatëve
Lexohet për: 2 min.
ura 4
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Në koalicionin qeverisës thonë se do t’i trajtojnë me seriozitet vërejtjet e aleatëve për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër. Pas vizitave të zyrtarëve të lartë të NATO-s, si dhe shefit të CIA-s në Kosovë, zyrtarët e partisë në pushtet deklarojnë se çdo konsultim me aleatët është i nevojshëm, mirëpo sipas tyre s’ka asnjë arsye që të ndalet shtrirja e sovranitetit në veri.

Në anën tjetër, në Lidhjen Demokratike të Kosovës konsiderojnë se ekzekutivi është tërhequr nga vendimi për hapjen e urës së Ibrit, pas presionit ndërkombëtarë.

Megjithatë, analistë politik konsiderojnë se heshtja e qeverisë në lidhje me këtë temë është më shumë kthim i racionalitetit.

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nga radhët e partisë Guxo, Haxhi Avdyli thotë se organet e sigurisë në Kosovë janë të gatshëm të ballafaqohen me të gjithë ata që mendojnë destabilizimin në veri.

Mirëpo, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, deklaron se heshtja e qeverisë në raport me hapjen e urës së Ibrit ndërlidhet me vizitat e zyrtarëve të lartë të NATO-s, si dhe shefit të CIA-s në Kosovë.

Sipas tij, çdo veprim në veri duhet të merret në koordinim me aleatët që janë përgjegjës për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Ndërkaq, analisti politik, Albinot Maloku thekson se javët e fundit qeveria po vepron me racionalitet në raport me hapjen e urës së Ibrit.

Gjatë kësaj jave në Kosovë ka qëndruar ndihmës-sekretari i përgjithshëm për operacione të NATO-s, Thomas Goffus, ndërkaq javën e kaluar ka qenë shefi i CIA-s, Ëilliam Burns. Po ashtu, gjatë javës kryeministri Kurti është pyetur por nuk është përgjigjur për urën. Ndërsa, në mbledhjen e Qeverisë tha se derisa po presin raportin përfundimtarë për qëndrushmërinë dhe po intervenojnë në rregullimin e dukjes së saj, theksoi se urat janë për levizje të lirë në Kosovë e në gjithë vendet e BE-së.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim....

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024