Deklaratat e Macron nga Beogradi për Kosovën shihen si shqetësuese
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Deklaratat e presidentit të Francës, Emmanuel Macron nga Beogradi për Kosovën po vlerësohen si shqetësuese për vendin nga partitë opozitare dhe njohësit e integrimeve evropiane. Sipas tyre, kritikat e Macron janë të rënda, sidomos për kryeministrin Kurti, që siç vlerësojnë ata po merr vendime për qëllime elektorale në emër të Kosovës.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Mimoza Ahmetaj, thotë për KosovaPress se shqetësimi i shprehur nga Macron se lëvizjet e fundit të Kosovës sa i përket hapjes së urës së Ibrit nuk dërgojnë sinjal të mirë duhet të merren seriozisht nga kryeministri Kurti.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë se për shkak të kryeministrit Kurti, vendi po vazhdon të jetë i izoluar, derisa Serbia po thellon marrëdhëniet me Perëndimin.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë për KosovaPress se presidenti francez nuk po i beson më Qeverisë Kurti, andaj akuzat e tij ndaj vendit janë të rënda.  

Në lidhje me vizitën dyditore të presidentit të Francës në Serbi dhe mesazhet e tij për Kosovën, foli edhe kryeministri Kurti, i cili tha se me shtetin francez duan bashkëpunim të ngushtë, pasi e konsiderojnë aleat dhe partner shumë të rëndësishëm Macron dje në Beograd përmendi dialogun Kosovë-Serbi, ku theksoi nevojën e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, si the themelimin e asociacionit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024