Ja kur mbahet ankandi i radhës i Letrave me vlerë
Biznes
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Financave njofton se më 5 shtator 2024 mbahet ankandi i dymbëdhjetë për 2024, ku do të emetohen Obligacione me maturitet 10-vjeçar në shumën prej 10 milionë eurosh.

Investimi në Obligacione është i sigurt dhe i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi, thuhet në njoftim.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, Ministria e Financave kërkon që të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024