Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) sot ka mbajtur mbledhjen e 331 me radhë në të cilën janë marrë disa vendime. Me tetë vota për, një kundër dhe dy abstenime, Fatmir Krasniqi është përzgjedhur dhe emëruar Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore të Prizrenit, dega në Dragash.
Përveç kësaj, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, gjyqtari Hasan Kryeziu është caktuar nënkryetar i Gjykatës Komerciale.Lidhur me këtë konkurs, anëtarët e KGJK-së kanë themeluar Komisionin për rekrutimin e gjyqtarëve në gjykatat themelore si dhe komisionin për rishqyrtim të ankesave të kandidatëve.
Gjithashtu Zogaj njoftoi se pas hedhjes në votim për pozitën e nënkryetarit të Gjykatës Komerciale, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, është miratuar që gjyqtari në Gjykatën Komerciale, Hasan Kryeziu të caktohet nënkryetar në këtë institucion.
Ndër të tjera, në mbledhjen 331-të të KGJK-së, Zogaj tha se u bë miratimi i shpalljes së konkursit për 21 pozita të lira për gjyqtar në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës.