Tonali i rikthehet futbollit
Sport
Lexohet për: 2 min.
Tifozët e Newcastle e mirëpritën ngrohtësisht Sandro Tonalin në fushë teksa italiani bëri praqitjen e tij të parë pas një ndalimi 10-mujor për shkak të basteve.
Tonali startoi në ndeshjen e Newcastle EFL Cup kundër Nottingham Forest të mërkurën në mbrëmje, duke bërë paraqitjen e tij të parë që nga tetori 2023. Italiani luajti për 62 minuta dhe pa Neëcastle të fitonte në penallti pas barazimit 1-1.
Në fund të ndeshjes si mysafir, tifozët e Newcastle e pritën ngrohtësisht. Mbështetësit brohoritën emrin e tij dhe Tonali përqafoi ata që ishin në rreshtin e parë ndërsa mbante një flamur italian.
Tonali shpesh lavdëroi tifozët e Newcastle gjatë kohës së tij jashtë fushe, përfshirë intervistën e tij më të fundit. “Tifozët kanë qenë gjithmonë me mua”, tha ai, përcjellë KosovaPress.
“Nuk kam qenë kurrë vetëm dhe është kaq e rëndësishme sepse kam pasur vështirësi në tre muajt e parë, dhe tani ndjej se është një kohë e re pas dhjetë muajsh. Kjo është një tjetër pikë e jetës sime”, theksoi mesfushori italian.