Kurti takon admiralin amerikan, diskutohet për sigurinë në Kosovë dhe dialogun
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admirali amerikan Stuart Munsch, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Përmes, një njoftimi në faqen zyrtare të Komandës së Napolit, bëhet e ditur se Munsch gjatë takimit me Kurtin ka biseduar për sigurinë në Kosovë dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Komandanti i JFC Napoli, Admirali Stuart Munsch, u takua me z. Kurti sot në Prishtinë, Kosovë. Diskutimet e sotme u fokusuan në aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet në mbarë Kosovën dhe mbështetjen e NATO-s për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Munsch gjatë ditës është takuar edhe me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024