Napoli në “hall” me Osimhenin
Sport
Lexohet për: 2 min.
Mediat në Itali raportojnë se skuadra arabe Al-Ahli ka bërë një ofertë për Victor Osimhen me vlerë 70 milionë euro, të cilën Napoli mund të jetë i hapur për ta konsideruar, por lojtari është duke pritur për PSG, Arsenal ose Chelsea.
Sulmuesi nënshkroi një kontratë të re në dhjetor 2023 me qëllimin e shprehur për t'u larguar këtë verë për klauzolën e lirimit prej 130 milionë euro, por askush nuk i është afruar asaj.
Prania e tij pra po bllokon strategjinë e transferimeve dhe koha po ikën për të gjetur një zgjidhje pasi afati kalimtar po shkon dreht fundit, përcjellë KosovaPress.
Sipas Sky Sport Italia dhe Sportitalia, Al-Ahli ka bërë ofertën e parë të vërtetë të fortë për Osimhen, e cila është 70 milionë euro. Është gjysma e klauzolës së lirimit, por ende potencialisht e mjaftueshme që Napoli ta pranojë në këto rrethana.
Problemi i madh është se reprezebtuesi nigerian nuk dëshiron të kalojë në Ligën Pro Saudite, kështu që ai është i gatshëm të presë për një propozim të vonuar nga Paris Saint-Germain, Arsenal apo edhe Chelsea.
Preferenca e tij është të luajë në Champions League, kështu që Chelsea është mjaft poshtë në listën e tij të prioriteteve, veçanërisht nëse Napoli është në gjendje të marrë Romelu Lukakun veçmas nga Osimhen.