Pesë arsye pse duhet të flini në anën e majtë
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Zakonet e gjumit janë të vështira për t’u ndryshuar nga një ditë në tjetrën.

Disa njerëz insistojnë të flenë me shpinë, të tjerë nuk ndihen rehat në shpinë dhe të tjerë ndryshojnë pozicionet e gjumit me lehtësi. Megjithatë, ekzistojnë pesë arsye të rëndësishme shëndetësore pse duhet të përpiqeni të flini në anën tuaj të majtë.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ky pozicion na mbron nga refluksi gastroezofageal, pasi në këtë mënyrë lëngjet e stomakut kanë më pak gjasa të ngrihen lart, duke shkaktuar atë ndjesi shumë të keqe djegieje.

Gjithashtu, gjumi në anën e majtë ndihmon shpretkën të funksionojë siç duhet, e cila merr gjakun më mirë dhe, për rrjedhojë, funksionon më mirë, duke filtruar gjakun dhe duke metabolizuar hekurin.

Në përgjithësi, sistemi ynë limfatik favorizohet nga gjumi në anën e majtë, gjë që forcon imunitetin e trupit tonë.

Një organ tjetër që favorizohet nga ky pozicion i gjumit është mëlçia, e cila kryen të gjithë detoksifikimin që i nevojitet trupit tonë. Kur flemë në anën tonë të djathtë, e bëjmë të vështirë funksionimin e saj dhe për këtë arsye mund t’i rëndojmë shëndetin tonë pa dashur.

Gjumi në anën e majtë ka gjithashtu përfitime të rëndësishme për funksionimin e zemrës, për të cilat mund të kujdesemi edhe gjatë gjumit!

Së fundi, në rastin e grave shtatzëna, veçanërisht ato në tremujorin e tretë, gjumi në anën e majtë ndihmon stomakun të zbrazet shpejt, duke reduktuar ënjtjet dhe duke favorizuar qarkullimin e mirë të gjakut./vizionplus.tv

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024