BE kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza për të parandaluar "luftën e plotë"
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell mbështet thirrjen e Libanit për zbatimin e rezolutës së OKB-së, derisa kriza e Lindjes së Mesme përkeqësohet.

Kryediplomati i BE-së shprehu të dielën shqetësim të thellë për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, duke nënvizuar rreziqet e rënda që paraqet si në rajon ashtu edhe në atë global.

"Situata në Lindjen e Mesme ka arritur një nivel kritik rreziku, për rajonin dhe më gjerë," tha shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell në platformën e mediave sociale X.

Ai i bëri jehonë gjithashtu thirrjes së bërë nga kryeministri i Libanit, Najib Mikati për zbatimin e menjëhershëm të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila synon të ndalojë armiqësitë dhe të stabilizojë rajonin.

Borrell theksoi më tej rëndësinë e një "armëpushimi në Gaza" si një hap thelbësor për të zbutur rrezikun që konflikti të shndërrohet në "një luftë të plotë". (AA)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024