Sistemi i ri i hyrjes dhe daljes (EES) në Bashkimin Evropian (BE) do të hyjë në fuqi më 10 nëntor të këtij viti.
Të gjithë udhëtarët nga vendet jo anëtare të BE-së do të duhet të regjistrojnë hyrjen dhe daljen e tyre nga vendet e BE-së, si dhe nga zonat Shengen duke lënë të dhënat e tyre biometrike, duke përfshirë gjurmët e gishtërinjve, skanimet e fytyrës dhe të dhënat e pasaportave, kur hyjnë në territorin e BE-së. Rregullat e reja do të zbatohen gjithashtu për shtetasit e Kosovës.“Kam vendosur që sistemi i hyrje-daljeve të fillojë të funksionojë më 10 nëntor”, tha Johansson ndërsa theksoi se kërkohen hapa ligjore përpara se Komisioni Evropian të marrë një vendim zyrtar për këtë çështje.
“Në çdo vendkalim kufitar, çdo aeroport, çdo port, çdo rrugë të vetme që të çon në Evropë, ne do të kemi të gjitha kontrollet kufitare digjitale të lidhura, të gjitha të ndezura në të njëjtën kohë”, tha Johansson.
Sistemi përbëhet nga dy pjesë dhe pjesa e parë e tij, e njohur më mirë si EES, do të fillojë të funksionojë më 10 nëntor dhe do të përdoret për t’u regjistruar për udhëtim. Është një sistem i automatizuar për regjistrimin e hyrjeve dhe daljeve nga BE-ja, transmeton Alsat.M.
Cili është ndryshimi midis ETIAS dhe EES?
Vendet e treta përfshijnë të gjitha vendet që nuk i përkasin Bashkimit Evropian ose Zonës Ekonomike Evropiane.
Në thelb, të gjithë qytetarët jashtë zonës Shengen do të duhet të plotësojnë formularin ETIAS, të paguajnë një taksë prej shtatë eurosh dhe të marrin një miratim për tre vjet, por udhëtarët do të mund të qëndrojnë në zonën Shengen për 90 ditë në një periudhë prej gjashtë muajsh.
Faza përfundimtare e testimit është duke u zhvilluar dhe testet përfundimtare po kryhen nga agjencia eu-Lisa si dhe nga vendet anëtare të BE-së.