Pensionistët e quajnë lëmoshë shumën e mjeteve që marrin nga Qeveria e Kosovës. Ata thonë se nuk mund t’i kryejnë shpenzimet e tyre, ngase pensionet janë të ulëta, derisa shprehen të zhgënjyer nga pushteti aktual për mos rritjen e pensioneve. Se vlera e pensioneve duhet të rritet e thonë edhe nga opozita.
Pensionisti Bajram Kastrati thotë se pensioni prej 150 eurove nuk i mjafton as për blerjen e barnave për të dhe gruan. Ai shprehet se përkundër çmimeve të larta të artikujve ushqimorë dhe faturës së energjisë elektrike, vlera e pensionit është shumë e vogël.Pensionisti Fehmi Rexhepi konsideron se vlera e pensionit kontribut pagues është më pak sesa lëmoshë. Ai thotë se për ta bërë një jetesë të zakonshme, pensioni do të duhej të ishte rreth 500 euro.
Ai kritikoi qeverinë aktuale për dështimet e saj në realizmin e premtimeve.Hiseni thotë se qeveritarët po mendojnë vetëm për veten e tyre.
Ndërkaq, ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri thotë se pensionet kontribut paguese së paku do të duhej të ishin barabartë me paga minimale. Sipas tij, pensionet e pleqërisë minimalisht është dashur të dyfishohen.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...