Arrestohen dy serbë të dyshuar për drogë në Gjakovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, sot rreth orës 17:05, gjatë një patrullimi rutinë, kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë.

Policia njofton se gjatë komunikimit me personat e pranishëm në automjet, ata kanë pranuar se posedonin substanca narkotike.

“Personat e dyshuar, dy meshkuj shtetas serb të moshës madhore, janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë për hetime të mëtejshme, ndërsa substanca e dyshuar narkotike, e cila ishte në formë të cigareve (tre copë), është sekuestruar”, bën të ditur policia, transmeton KosovaPress.

Më tej thuhet se lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, si dhe është iniciuar rast për hetim “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024