33-vjetori i pavarësisë së Ukrainës, AGK-ja pret gazetarë ukrainas të strehuar në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot është shënuar 33-vjetori i Pavarësisë së Ukrainës. Me këtë rast, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka organizuar një pritje për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë”.

Në këtë event, sipas një njoftimi nga ana e AGK-së, të pranishëm ishin ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode, zëdhënësja e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Lindsay Jagla, si dhe bashkëpunëtorët e AGK-së, që ndihmojnë në zbatimin e këtij program.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, që nga prilli 2022, e zbaton programin që u mundëson gazetarëve ukrainas që kanë ikur nga lufta, të vazhdojnë punën e tyre si gazetarë në vendin tonë. Ata bëjnë një punë të jashtëzakonshme duke raportuar në baza ditore nga Kosova, për Kosovën e Ukrainën, atdheun e tyre”, thuhet në njoftim.

Gazetarët në Rezidencë – Kosovë, është program i iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, në kuadër të programit mbështetës, Voices of Ukraine, zbatohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe iniciativa Hannah Arendt e Qeverisë së Gjermanisë.

https://kosovapress.com/osmani-uron-zelenskyn-kosova-ka-qendruar-me-ju-dhe-do-te-vazhdoje-ta-beje-kete

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024