Nga Agjencia e Regjistrit Civil në Prishtinë është pranuar njoftimi se e dyshuara femër kosovare, ka bërë kërkesë në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Mitrovicë Veri, për konvertimin e patentë shoferit, por gjatë verifikimit, dyshohet se ajo nuk posedon fare patentë shofer.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.
E deri më tani janë konvertuar 6 mijë e 509 patentë-shoferë.
Këto të dhëna janë bërë të ditura për KosovaPress nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Afati për konvertimin e patentë-shoferëve të Serbisë në ato të Republikës së Kosovës ishte zgjatur sërish më 8 gusht deri më 23 gusht, pasi sipas Ministrisë së Brendshme të Kosovës, kishte interesim të madh të qytetarëve.
Deri më 7 gusht numri i patentë-shoferëve të konvertuar ishte 5588.