“Shefi i CIA-s erdhi me direktiva, Kurti do ta ulë kokën shumë shpejtë”
Tema
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Vizita e shefit të CIA-s, William Burns në Kosovë po konsiderohet të jetë mesazh për autoritetet vendore. Analistë e ekspertë të fushës theksojnë se drejtuesi i inteligjencës amerikane ka kërkuar qasje serioze në zbatimin e asaj çfarë kërkohet tash e sa vjet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tyre, shefi i ekzekutivit do të ndryshojë qasje në raport me partnerët ndërkombëtarë.

Profesori universitar dhe politologu, Dritëro Arifi thotë se vizita e shefit të CIA-s në Ballkan, është porosi që të mos lejohet ndikimi i shteteve të treta, si Rusia e Kina.

Nga vizita i shefit të CIA-s, Arifi thotë se kërkohet zbatim e në të kundërtën sanksionim.

Se shefi i CIA-s ka ardhur me mesazhe të qarta, e thotë edhe analisti nga Shqipëria, Ben Andoni, i cili shton se shteti ka para vetës sfida.

E eksperti i sigurisë në Shqipëri, Faik Basha konsideron se vizita e drejtuesit të inteligjencës amerikane do e ndihmojë vendimmarrjen amerikane për të krijuar ide më të qartë për situatën në rajon.

Ish-gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli thekson se kohëve të fundit ShBA-të, kanë kundërshtuar vendimet e institucioneve të vendit.

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur sot në takim drejtorin e CIA-s, William Burns, ku më pas u tha se kjo vizitë përfaqëson moment të rëndësishëm historik në marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë vizitës së tij dy-ditore në Kosovë, Burns u prit në takim dje edhe nga presidentja, Vjosa Osmani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024