Mahmuti: Largimi i Emmerson goditja më e rëndë që i është dhënë mbrojtjes së luftës së UÇK-së
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Bardhyl Mahmuti ka reaguar lidhur me tërheqjen e avokatit Ben Emmerson nga mbrotja e Kadri Veselit në Gjykatën Speciale.

Mahmuti, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se largimi i Emmersonit nga mbrojtja është goditja më e rëndë që i është dhënë luftës së UÇK-së.

Bardhyl Mahmuti ndër të tjera ka thënë se derisa ne heshtim për këtë, argatët e Serbisë bëjnë punët e vet.

“Vazhdojnë goditjet me thika në shpinë të UÇK-së. Veprimet që detyruan avokatin me famë botërore, Ben Emmerson, të largohet nga  procesi i sajuar gjyqësor kundër UÇK-së në Hagë është goditja më e rëndë që i është dhënë mbrojtjes së luftës çlirimtare të Kosovës. Ne heshtim ndërkohë që argatët e Serbisë bëjnë punën e vet”, ka shkruar Mahmuti.

Avokati Ben Emmerson u largua nga mbrojtja e Kadri Veselit, të mërkurën e 21 gushtit.

“Më 21 gusht 2024, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët miratoi përfundimin e përfaqësimit ligjor të Kadri Veselit nga mbrojtësi Ben Emerson. Veseli dhe Emersoni u pajtuan me këtë vendim, duke bërë që Trupi Gjykues të aprovojë përfundimin e përfaqësimit ligjor për arsye të vlefshme. Gjithashtu, Trupi Gjykues u bind se do të sigurohet vazhdimësia e përfaqësimit të Veselit dhe se ndryshimi i kryembrojtësit nuk do të shkaktojë vonesa në procesin gjyqësor”, thuhej në njoftimin e Speciales.

Veseli dhe Emmerson u pajtuan për ndarjen për shkak të “prishjes së parevokueshme të marrëdhënieve të tyre klient-avokat”, sipas njoftimit.

Më tutje në njoftim u tha se dryshimi i kryembrojtësit nuk do të shkaktojë vonesa në procesin gjyqësor.

https://kosovapress.com/ben-emmerson-largohet-nga-ekipi-mbrojtes-i-kadri-veslit

E, pas njoftimit të Speciales, Ministria e Drejtësisë e Kosovës(MD) lëshoi një reagim në lidhje me largimin e Ben Emmersonit, duke thënë se i demanton "lajmet e pabaza dhe tendencioze që po përhapen rreth pagesave për avokatët" e angazhuar në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

Në reagimin e MD-së, thuhej se personat që tërhiqen nga detyra e tyre mund të gjejnë justifikime të ndryshme, por paga e ulët nuk është një prej tyre.

Sipas MD-së, avokati Ben Emmerson, i cili përfaqëson Kadri Veselin, ka përfituar nga Ministria e Drejtësisë një shumë prej 4,019,724.91 euro (katër milion e nëntëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e njëzet e katër euro e nëntëdhjetë e një cent).

https://kosovapress.com/ministria-e-drejtesise-tregon-sa-para-pagoi-per-avokatin-ben-emmerson

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024