Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka njoftuar se për 13 ditë në Kosovë nga Covid-19 kanë vdekur tre persona, kurse janë regjistruar 661 raste pozitive.
Sipas IKSHPK-së, nga 661 rastet e raportuara gjatë kësaj periudhe kohore, rezulton se grup-mosha më e prekur janë: 50-59 vjeç me 119 raste dhe grup-mosha 20-29 vjeç me 116 raste, me moshë mesatare prej 49.3 vjeç.IKSHPK ka dhënë edhe disa rekomandime me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe parandalimin e infeksioneve.
Njoftimi i plotë:Situata epidemiologjike në Kosovë në dy javët e fundit
Në dy javët e fundit (07.08.2024 – 20.08.2024) janë raportuar 661 raste pozitive dhe tre (3) raste të vdekjes me COVID-19
Rekomandohet
Të respektohen masat mbrojtëse (pastrimi i duarve, mbjajtja e maskave…), si dhe reduktimi i vizitave të familjarëve në institucionet shëndetësore që merren me trajtimin e rasteve me COVID-19
Rastet që rezultojnë pozitiv në SARS-CoV-2 rekomandohet të izolohen për 5 ditë, kurse kthimi në aktivitetet normale pune të bëhet sipas rekomandimit të mjekut/klinicistit
Të vaksinohet dhe ri-vaksionohet popullata, me theks të veçantë për grupet e rrezikut (personat me sëmundje kronike jo-ngjitëse, personat mbi 65 vjeç
Personat me shenja të sëmundjes të testohen
#ShëndetiPublik