Futbolli është gjithmonë në zhvillim dhe kompeticioni më prestigjioz i Evropës, Liga e Kampionëve nuk bën përjashtim nga ky zhvillim. Nga ky sezon, një format i ri do të jetë në lojë pasi UEFA miratoi ndryshimet në maj të vitit 2022.
Është hera e parë që nga viti 1992 që gara elitare evropiane ka pësuar një ndryshim të tillë. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin tha se kualifikimi do të "bazohet në meritat sportive".Megjithatë, ky format do të zëvendësohet nga një tabelë e ligës ku 36 klube do të marrin pjesë në fazën e re të ligës - duke i dhënë shansin katër skuadrave të tjera për të konkurruar. Klubet nuk do të luajnë më tre ekipe dy herë, por do të përballen me tetë skuadra të ndryshme me katër ndeshje në shtëpi dhe katër ndeshje jashtë.
Për të përcaktuar ndeshjet, skuadrat do të renditen në katër vazo dhe secila skuadër do të hidhet në short për të luajtur me dy kundërshtarë nga secila prej këtyre vazove.Skuadrat që përfundojnë në tetëshen e parë do të kualifikohen automatikisht në 16-shen e fundit, ndërsa ato që do të renditen nga e nënta deri në vendin e 24-të do të konkurrojnë në një play-off me eliminim me dy ndeshje, përcjellë KosovaPress.
Kushdo që përfundon në vendin e 25-të ose më poshtë do të eliminohet dhe nuk do të hyjë në Europa League. Nga 16-ta e tutje, Liga e Kampionëve do të vazhdojë të ndjekë formatin e saj ekzistues me finalen e zhvilluar në një vend neutral.