Mbi 50 anëtarë të UKT-së do të ndjekin një trajnim profesional në Akademinë e Tursab-it
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua
Mbi 50 anëtarë të Unionit të Turizimit të Kosovës (UKT) do të ndjekin një trajnim profesional dhe certifikim nga akademia profesionale e Tursab-it në Turqi.
Drejtues të UKT vlersojnë se takimi mes kryetarit të Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti dhe zëvendës presidentit Davud Gunaydin ka qenë një takim produktiv edhe me TURSAB - Tourism Travel Association in Turkey.
“Një takim shumë produktiv edhe me TURSAB - Tourism Travel Association in Turkey. Në një pritje miqësore nga zv Presidenti Davud Gunaydin dhe zyrtar tjerë nga Tursabi ku u nënshkrua edhe një Memorandum Bashkëpunimi me shumë benificione për të gjithë anëtarët e Unionit të Turizmit të Kosovës. Mbi 50 anëtarë të UTK-së do të shkojnë për një trajnim profesional dhe certifikim nga akademia profesionale e Tursab-it. Organizime të përbashkëta të takimeve B&B. Pjesmarrje dhe asistencë në Panaire qoftë në Kosovë ashtu edhe në Turqi”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se bashkëpunimi dhe stimulimi promovues kanë për qëllim rritjen e numrit të turistëve në Kosovë.
“Sukseset e Unionit s’kanë të ndalur, puna konkrete, mbështetja e anëtarëve, promovimi i turizmit të Kosovës dhe korrektësia janë prioritet i yni”, bën të ditur UKT.