Në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë vazhduar kundërpyetjet e mbrojtjes për dëshmitarin Steven Russoll. Ish-ushtaraku ka dëshmuar gjatë ditës para trupit gjykues në procesin kundër ish-krerëve të UÇK-së, i shoqëruar nga tre përfaqësues të qeverisë amerikane. Edhe nesër do të vijohet me kundërpyetjet e mbrojtjes për këtë dëshmitarë.
Avokatja Hashim Thaçit, Nina Tavakoli ka pyetur dëshmitarin lidhur me qëndrimet e tij për UÇK-në dhe ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.Dëshmitari i cili është i shoqëruar me tre përfaqësues të qeverisë amerikane, është pyetur edhe për deklaratën se ‘fushata ajrore e NATO-s nuk kishte qëllim paqeruajtës por më shumë të impononte një rezultat’.
Tavakoli: Këto janë fjalët tuaja ‘Nuk mendoni që fushata e bombardimeve ajrore të NATO-s, nuk ishte një mision paqeruajtës, ishte më shumë të impononte një rezultat, a ju kujtohet që keni thënë këtë?Mbrojtja: Juve ju është bërë pyetja lidhur me fushatën e bombardimeve të NATO-s, në intervistën që keni dhënë për prokurorin që ju nuk mendoni që është fushatë paqeruajtëse e misionit paqeruajtës.
Russoll: Nuk e di nëse përgjigja është në procesverbal, por mendoj që është e vështirë për forcat ajrore të arrijnë në një përfundim apo të sjellin rezultatin e duhur pa praninë në terren dhe mendoj që ka shumë histori për t’u mbështetur këtë që po them”, u përgjigj ai.
Russoll: Besoj që kjo ka qenë ajo që e mendonim të gjithë ne”, tha Russoll.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka filluar më 3 prill të vitit 2023. Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.