Haradinaj: Më 9 shkurt Kosova ka me bërë ndryshimin e madh, paga mesatare një mijë euro
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me partnerët e Koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët dhe E-30, në një konferencë për media pas shpalljes së zgjedhjeve të përgjithshme, theksoi se më 9 shkurt të vitit 2025, Kosova ka me bërë ndryshimin e madh, ku sipas tij do t’i kthehet normaliteti vendit.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se nuk do të lejojnë asnjë qeveri me i rëndua raportet e Kosovës me aleatët edhe rrugën e vendit Euro-Atlantike.

Ai theksoi se ‘Nuk lejojmë askënd që ta kthejë prapa Kosovën e ta ndal zhvillimin e vendit sikurse po bën Qeveria Kurti.

Haradinaj ka shtuar se AAK me partnerët e vetë në kolaicion janë bërë bashkë të përballen me këtë qeveri, siç tha ai që ka shkelur mbi çdo vlerë kombëtare.

Më tej ai premtoi se si koalicion do t’ia kthejnë Kosovës zhvillimin, rrisin pagat, pensionet e shtesat dhe për t’i ulur taksat.  Ai premtoi se në qeverisjen e tij nuk do të ketë pagë mestare nën 1 mijë euro, dhe s’do të ketë asnjë pagë nën 500 euro.

E deri në fund të mandatit 2028, ai tha se paga minimale do të jetë 1000 euro.

“AAK me partnerët e vetë në koalicion janë bërë bashkë të përballën me këtë qeveri që ka shkelur mbi çdo vlerë dhe që ka fyer e nënçmuar besa edhe shpifur për vlerat kombëtare, që ka tradhtuar besimin e qytetarit, të varfrit, dhe diasporën. Jemi bashkuar për t’ia kthyer Kosovës zhvillimin, për t’i rritë pagat, pensionet e shtesat dhe për t’i ulur taksat, të cilat rëndojnë mbi qytetarët e Kosovës. Që nga ditët e para të qeverisjes sonë nuk do të ketë pagë mesatare nën 1 mijë euro, dhe s’do të ketë asnjë pagë nën 500 euro. E deri në fund të mandatit 2028, paga minimale do të jetë 1000 euro”, tha ai.

Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk ka rritur pagat pwr njw mandat qeverisës. Haradinaj ka thënë po ashtu se ky koalicion tashmë e ka draftin e saj të programit qeverisës e madje edhe një strategji për siç tha ai “fushtatat linçuese të Kurtit dhe ushtrisë së tij të internetit”. Po ashtu ai foli edhe për përgatitjet e listës për kandidatët për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024