Asistenca sociale, hapet aplikimi dhe verifikimi i kushteve të jetesës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Financave ka njoftuar se kanë filluar vizitat në terren për Pilotimin e Reformës së Skemës së Asistencës Sociale.

MF thekson se nga dita e sotme kanë filluar vizitat në terren nga punonjësit e Qendrave për Punë Sociale tek familjet në komuna të ndryshme të Kosovës. 

Sipas njoftimit, gjatë vizitave, punëtorët socialë i parashtrojnë disa pyetje familjes aplikuese për Pilotimin e SAS-it për të bërë vlerësimin e standardit jetësor dhe verifikimin e të dhënave për kushtet e jetesës të vetdeklaruara në formën e aplikimit.

“Familjet fillimisht do të kontaktohen nga zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale për të aranzhuar vizitën. Nëse ju duhen sqarime shtesë lidhur me këtë proces, ju mund të kontaktoni qendrën e thirrjeve të krijuar për këtë qëllim në njërin nga numrat e mëposhtëm: +383 (0) 38 200 34289 +383 (0) 38 200 34287. Kujtojmë se nga Pilotimi i Skemës së Asistencës Sociale mund të përfitojnë familjet e varfra dhe ato në kushte të rënda ekonomike, si vazhdimësi e skemës së ndihmës sociale ekzistuese, me dallimin që hiqen kriteret diskriminuese. Aplikimi për Pilotimin e Skemës së Asistencës Sociale vazhdon të jetë i hapur. Për të aplikuar, duhet të vizitoni platformën eKosova, përkatësisht vegëzën: https://ekosova.rks-gov.net/”, thuhet në njofitm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024