Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vijon dëgjimi i dëshmitarit, Steven Russell në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish-ushtaraku ka folur për operacionin e KFOR-it më 9 gusht të vitit 1999 në një “dhomë të torturës”. Në pyetjet e prokurorit të specializuar, ai tregoi se çfarë kishte parë në këtë dhomë dhe protestat e organizuara kundër arrestimit të dhjetë shqiptarëve.
Ish-ushtaraku amerikan që ka shërbyer në Kosovë gjatë vitit 1999, Steven Russell u pyet nga prokurori i specializuar, Matthew Halling lidhur me një dhomë, ku siç tregoi ai, kishin gjetur njolla gjaku.Russell: Me sa më kujtohet kur jemi futur në podrum, në anën e djathtë ishte një vend ku ishte si një pjesë e ndarë një karrige dhe disa instrumente të mprehta, kishte njolla gjaku në dysheme. Pra ishte e gjitha në një pjesë të izoluar, në një cep, në një qoshe.
Halling: Ku ishin njollat e gjakut, krahasimisht me karrigen?Halling: A jeni në gjendje të më thoni sasinë e gjakut që ishte në dysheme.
Russell: Nuk ishte dhe nuk dua të jem...ta përshkruar tepër atë. Nuk dukej gjakderdhje e madhe, por ishte një njollë e madhe rreth 40 centimetra. Dukej sikur ishte rënë nga sipër dhe ishte zgjeruar një njollë, ishte shkaktuar nga plagë, pas ekzaminimit”, tha Russell.
Halling: Kur arritët aty a e pyetet se çfarë ishte kjo?
Halling: Ahmet Isufi të dha ty ndonjë shpjegim se çfarë po ndodhte në atë dhomë?
Russell: Ai ishte i kujdesshëm, i rezervuar. Ai e dinte se ne kishim një zinxhir autoriteti dhe dinte që nuk isha në krye të këtij zinxhiri dhe besoj që e ka përdorur këtë për të fituar kohë.
Russell: Nuk dha asnjë mendim apo opinion lidhur me atë që kishim gjetur përkundër disa të tjerëve ai nuk bëri asnjë koment lidhur me atë që kishim gjetur lidhur me armët apo dhomën e torturës”, tha Russell.
Dëshmitari Steven Russell tha se gjatë këtij operacioni në ‘dhomën e torturës’ kishin gjetur shumë aty dhe se asnjë pjesëtar i UÇK-së nuk dha shpjegim se për çfarë përdorej.
Prokurori i specializuar, Matthew Halling ka pyetur dëshmitarin nëse UÇK kishte ndërmarrë masa disiplinore kundër krimeve, siç tha ai, që ishin zbuluar gjatë bastisjeve, por ish-ushtaraku tha se nuk i kujtohet një gjë e tillë. Në seancën e sotme gjyqësore, ish-ushtaraku amerikan tha se kishin arrestuar dhjetë ushtarë në bastisjes.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka filluar më 3 prill të vitit 2023. Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.