Çiklistja olimpike gjendet e vdekur në apartamentin e saj
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Një çikliste olimpike është gjetur e vdekur në banesën e saj pasi thuhet se është mbytur ushqimi. Kur ish-atletja Daniela Larreal Chirinos nuk u paraqit në hotelin ku punonte, kolegët e shqetësuar njoftuan autoritetet.

Oficerët e policisë shkuan në banesën e saj në Las Vegas të premten (16 gusht) dhe gjetën trupin e saj brenda. Besohet se ajo ka vdekur që nga 11 gushti, ndërsa kolegët e saj kontaktuan autoritetet më 12 gusht. Sipas burimeve pranë hetimit, Larreal, 50 vjeç, vdiq nga asfiksia, përcjellë KosovaPress.

Pas vdekjes thuhet u gjetën mbetje të ushqimit të ngurtë në fztin e saj, duke sugjeruar se ajo kishte vdekur nga asfiksia. Megjithatë, shkaku i vdekjes ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.

Larreal ishte një nga atletët më të dalluar të Venezuelës. Ajo mori pjesë në pesë Lojëra Olimpike - Barcelona 1992, Atlanta 1996, Sydney 2000, Athinë 2004 dhe Londër 2012.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024