Njohësi i sigurisë publikon fotografi që dëshmon lidhjen e shtetit serb me sulmin terrorist në Banjskë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami ka shpërndarë në rrjete sociale një fotografi që siç ka thënë ai, dëshmon lidhjen e shtetit serb me  agresionin në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku ndërsa u plagos një tjetër.

"Në fotografi shihet djali i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq me disa pjesëtar të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Dëshmi se në sulmin terrorist në Banjska ishte i implikuar shteti i Serbisë! Në këtë foto, shihet djali i Aleksander Vuqiqit - Danilo Vucic së bashku me disa pjesëtar të grupit terrorist të Banjska. Foto është  e vitit 2018. Këtu shihet që janë Marko Djukic, Danijel Djukic dhe Lazar Radenkovic. Fotografia është realizuar në “Bajova kula Beach Bar & Restaurant” në Mal të Zi", shkruan Arifi në Facebook.

Tutje, ai ka dhënë edhe sqarime të tjera.

"Sqarim në foto 1,2 dhe 3 -e:

1.Lazar  Radenkovic

2. Danijel Djukic (njeri nga personat me te afert te M. Radoicic)

3. Marko Djukic (vëllau i Danijel Djukic, i cili gjithashtu kujdeset per sigurine personale të familjes se M. Radoicic, respektivisht djalit te tij, Petar Radoicic)", përfundon Arifi.

Në orët e para të 24 shtatorit, rreth orës 02:43 minuta, Kosova u trondit nga një sulm i terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa u plagos zyrtari policor Alban Rashiti.

Ndaj sulmit terrorist në veri, reaguan krerët e shtetit, duke e quajtur sulm ndaj shtetit të Kosovës, por edhe bashkësia ndërkombëtare.

Udhëheqësi i grupit terrorist, Milan Radojiciq vazhdon të endet i lirë në Serbi, ani pse ka marrë vetë përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024