Kërkon falje Antonio Conte
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Napolit, Antonio Conte u kërkoi falje tifozëve të klubit pasi skuadra e tij u mposht 3-0 nga Hellas Verona në Serie A të dielën duke thënë se ky dështim është përgjegjësi e tij. Conte dhe Napoli përjetuan një fillim të tmerrshëm të sezonit kur Verona shënoi tre gola në pjesën e dytë.

“Menjëherë e lamë Veronën të gjuante në fillim të pjesës së dytë dhe kjo nqa shkaktoi shumë telashe”, tha Conte për Sky Sports Italia. “Më pas u shkrimë si bora në diell. Ajo që më pëlqen të them është se duhet t'u kërkojmë falje mbështetësve napolitanë, të cilët na ndjekin me kaq pasion”, shtoi ai, përcjellë KosovaPress.

Conte tha se do të duhej shumë punë për ta sjellë Napolin në standardin që synon.

"Ishte një paraqitje që tregon se duhet të punojmë shumë në çdo aspekt. Erdha në Napoli me shumë entuziazëm, me shumë dëshirë. Nëse mund ta ndihmoj Napolin, do ta bëj."

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024