Identifikohet dhe arrestohet njё nga të dyshuarit për veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mos durimit”
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.                                                     

Sipas njoftimit drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datë 12 gusht 2024, rreth orёs 23:45, është njoftuar se nё fshatin Gorazhdec-Pejё, disa persona kanë kënduar kёngё me përmbajtje qё nxisin përçarje, mos durim dhe urrejtje ndëretnike me zë tё lartё.

Sipas policisë personat konsumonin alkool dhe thyenin shishe, derisa Policia ka shkuar nё vendin e ngjarjes, tё dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

“Pas njё pune intensive nga zyrtaret policor, me datё 18.08.2024 ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet njё nga tё dyshuarit për kёtё vepër penale, pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024