Qeveria për katër vjet ka ndarë rreth 30 milionë euro për Trepçën, kritikon ish-ministri i Financave
Tema
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Rreth 30 milionë euro janë ndarë për ndërmarrjen publike Trepça nga Qeveria e Kosovës në katër vitet e fundit. Para pak ditësh nga Pakoja për Reingjallje Ekonomike, qeveria aktuale ka ndarë mbi 4 milionë euro për pagat e minatorëve, të cilët kanë mbetur pa i marrë ato tash e tre muaj.

Ndonëse kjo ndërmarrje do të duhej të kontribuonte në prodhim për vetëfinancim dhe në mbushjen e buxhetit të Kosovës, por për shkak të menaxhimit të dobët, qeveria është e detyruar ta mbështesë atë financiarisht.

Kështu vlerëson ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, derisa potencon se pushteti aktual ka dështuar në menaxhimin e ndërmarrjeve publike.

Derisa rendit disa nga dështimet e qeverisë Kurti gjatë këtij mandati, Shatri thekson se menaxhmenti, bordi drejtues dhe udhëheqja ekzekutive janë ndërruar disa herë, me qëllim siç tha a emërimin e simpatizantëve të partisë në pushtet në këto pozita.

Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, nga Zyra për Komunikim me Publikun në ndërmarrjen  Trepça, bëjnë të ditur se në vitin 2021 qeveria e Kosovës ka ndarë afro 8 milionë euro, e njëjtë edhe në vitin 2022. Ndërkaq, në vitin 2023 kishte ndarë mbi 8 milionë euro.

Ndërsa, nga Ministria e Financave, Punës dhe Transferve nuk janë përgjigjur për KosovaPress se mbi çfarë baze ligjore dhe qëllimi vazhdon ta subvencionjë Trepçën. Madje nga ekspertë të ekonomisë konsiderojnë se Trepça dhe disa ndërmarrje publike kanë mbetur barrë për Qeverinë, pasi që nuk kanë performacë të mirë.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi ka thënë për KosovaPress se e kanë mirëpritur këtë vendim për ndarje të mjeteve nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, ani pse sipas tij është i vonuar.

Sipas Januzit mjetet prej 4 milionë euro, për të cilat qeveria e Kosovës i ka ndarë, do të mbulojnë nevojat për paga të minatorëve deri në dhjetor të këtij viti.

Ndërkaq, Shatri për KosovaPress potencon se dështimet me të rënda qeveria aktuale i ka bërë në sferën e  zhvillimit ekonomik. Sipas tij, ka ngecje drastike në ndërtimin e infrastrukturës ekonomike, rritjen e pagave dhe ngritjen e standardit jetësor.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

https://kosovapress.com/januzi-mjetet-e-ndara-nga-qeveria-per-trepcen-mbulojne-nevojat-deri-ne-dhjetor

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024