Dëmet nga hidrocentralet në Deçan janë më të rëndat në historinë e Kosovës, thotë themeluesja e organizatës “Pishtarët”, Shpresa Loshaj. Ajo thekson se lejet ujore e mjedisore dhe licenca për operim të kompanisë “Kelkos”, janë dhënë në kundërshtim me ligjet në fuqi. Operimi i këtyre hidrocentraleve, siç shprehet Loshaj, ka shkatërruar lëndinat, ndërkohë që edhe shtrati i lumit “Lumbardh”, është tharë. Faton Selmanaj, Muharrem Lulaj e Xhavit Kuçi bashkë me GLPS-në dhe organizatën"Pishtarët", kanë bërë padi në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar vlerësim të kushtetueshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme. Kjo e fundit i pati vlerësuar si të ligjshme vendimet për dhënien e lejeve ujore dhe atyre mjedisore në hidrocentralet “Belleja”, “Deçani” dhe Lumbardhi ll”.
Në intervistën për KosovaPress, ajo shton se është tharë lumi “Lumbardh” dhe janë shkatërruar lëndinat prej të cilave kanë mbijetuar me dhjetëra familje.
Vendimet e Gjykatës Supreme dhe të Apelit, Loshaj konsideron se janë të njëanshme, për çka bashkë me GLPS-në dhe tre qytetarë të Deçanit, kanë bërë padi në Gjykatën Kushtetuese.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...