Dy të vdekur, një në Gjakovë e një në Suharekë, policia heton rastet
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person në Suharekë dje është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e kësaj komune. Ky rast po hetohet nga Policia e Kosovës.

“Suharekë  17.08.2024-01:05. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është sjellë në emergjencë pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në Gjakovë një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekë Ligjore.

“Gjakovë  17.08.2024, 06:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, njofton policia.

Më tej policia bën të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024