Vritet një person jashtë një salle dasmash në Bibaj të Ferizajt
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku dyshohet se një person është vrarë me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, majori Qazim Reka, ka thënë se ngjarja ka ndodhur jashtë një restoranti në fshatin Bibaj të Ferizajt.

“Është vrarë një person jashtë një salle dasmash në Ferizaj, përkatësisht në Bibaj”, tha shkurt ai.

Ai ka thënë se janë në proces të mbledhjes së informacioneve shtesë, të cilat do të njoftohen në kohë të duhur./Telegrafi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024