Përurohet objekti i ri i Gjykatës Themelore në Gjakovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua
Sot është përuruar ndërtesa e re e Gjykatës Themelore në Gjakovë ku ka marr pjesë kryeministri Albin Kurti e ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Kryeministri Kurti tha se me ndërtimin e objektit të ri të kësaj gjykate në rrugën ku ndodhet prokuroria e policia është paraqitur një shtyllë tejet e rëndësishme e shtetit të së drejtës dhe shtetndërtimit demokratik të Republikës së Kosovës.
“Jemi këtu në hollin pranues të ndërtesës së re të Gjykatës Themelore të Gjakovës e cila i ka edhe dy degë në Rahovec dhe në Malishevë. Është shtëpi për 31 gjyqtar prej të cilëve 18 janë këtu në Gjakovë dhe ndodhet në të njëjtën rrugë në të cilën është edhe policia edhe prokuroria duke paraqitur kështu një shtyllë tejet të rëndësishme e të vlefshme të shtetit të së drejtës dhe shtetndërtimit demokratik të republikës tonë të Kosovës”, shtoi Kurti.
Kurti tha se kushtet e punës në këtë objekt janë të dinjitetshme si për punëtorët ashtu edhe për qytetarët e këtij rajoni.
Në këtë përurim kanë marr pjesë edhe kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari lila dhe deputeti Agon Batusha.
Kjo ndërtesë sipas kryeministrit Kurti është nisur të ndërtohet në vitin 2015 derisa në këto tri vite sipas tij është punuar me shumë zell dhe është investuar rreth dy milionë euro./TvSyri/