Shuhet zjarri në Cerrnushë, Hamza: Zjarrfikësit, ushtarët e policia janë heronjtë tanë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka falënderuar zjarrfikësit, ushtarët e FSK-së, Policinë për vënien inin nën kontroll të zjarrit në fshatin Cerrnushë.
Kryetari Bedi Hamza, përmes një shkrimi në Facebook, thekson se zjarrfikësit, ushtarët dhe policët janë heronjtë tanë të përditshëm, të cilët e rrezikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë e qytetarëve të Kosovës.
“Një falënderim të madh për zjarrfikësit e rajonit të Mitrovicës dhe Prishtinës, për ushtarët e FSK-së, Policinë e Kosovës dhe qytetarët e Mitrovicës. Pasi zjarri krijoi shumë shqetësim te banorët e fshatrave Cerrnushë, Kçiq i madh dhe Kçiq i vogël, nga kodra e përfshirë në zjarr në Cerrnushë, ndaj me ju lajmin e mirë që pas angazhimit maksimal të institucioneve përgjegjëse dhe ndihmës së banorëve, tashmë gjendja është nën kontroll. Zjarrfikësit, ushtarët dhe policët janë heronjtë tanë të përditshëm, të cilët e rrezikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë tonë. Faleminderit për shërbimin tuaj, heronj!”, shkruan kryetari Hamza në Facebook.
Ndryshe, zjarri në Prevallë vazhdon të jetë aktiv, por është lokalizuar dhe në vend të ngjarjes janë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Përveç në Prevallë, gjatë ditës së sotme aktiv është edhe një zjarr malor në Shtërpcë, dhe një tjetër në Istog ku janë djegur ushqime bagëtie. Kjo është situatë aktuale me zjarret e raportuar nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AME), ku zëdhënësi Nehat Koqinaj thotë se mbrëmë vonë ka pasur zjarr edhe në afërsi të sipërfaqes së KEK-ut.
https://kosovapress.com/zjarri-ne-prevalle-ame-tregon-per-gjendjen-aktuale