Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Ramadani është në Kosovë. Sipas informatave të KosovaPress-it, Ramadani u largua nga Maqedonia e Veriut pas një akt vendimi që i ka arritur atij për t’u kthyer nga arresti shtëpiak në paraburgim në burgun e Shutkës.
Ardhjen e tij në Kosovë e ka konfirmuar nipi i tij, Arianiti.“Si nip i Blerimit konfirmoj që Blerimi është në Kosovë dhe se është shëndosh e mirë”, tha ai.
Ndërkohë sot ose nesër për kërkesën e ekstradimit të tij në Serbi pritej ta shqyrtonte Gjykata Supreme në Maqedoni.
Blerim Ramadani në bazë fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar në Interpol nga Serbia u arrestua më 17 korrik në vendkalimin kufitar të Jazhincës. Përmbajtja e fletarrestit bazohet në dyshimet e Serbisë se Ramadani në cilësinë e ish-ushtarit të UÇK-së ka kryer krime lufte në rajonin e Nerodimes.
https://kosovapress.com/maqedonia-e-veriut-nuk-do-ta-ekstradoje-blerim-ramadanin