Dhuna mbi baza gjinore ka rënie 100 % në Komunën e Vitisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Presidentja e vendit, Vjosa osmani ka deklaruar se Komuna e Vitisë është një prej komunave me shembullin më të mirë se si luftohen dukuritë devijonte dhe kriminale

Osmani pas takimit me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësues të shoqërisë civile që veprojnë  në këtë pjesë të Kosovës, ka thënë se kanë diskutuar për projektet që ata i kanë shtyrë përpara, sukseset e komunës por edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen.

“Është shumë inkurajuese të shohim se si Vitia është një prej komunave me shembullin më të mirë se si luftohen dukuritë devijante, kriminale. Si shembull Vitia në krahasim me vitin e kaluar, ka rënie 100 për qind të dhunës mbi baza gjinore për shkak të ndërmarrjes së masave në kontekst të luftimit të kësaj dukurie të shëmtuar e cila po e njollos shoqërinë tonë. Kjo është një prej çështjeve të diskutuara. Por është shndërruar edhe në shembull të bashkëpunimit me partnerët tanë ndërkombëtar sa i përket nivelit komunal. Është një komunë me mbi 30 memorandume bashkëpunimi”, tha ajo.

Kurse, kryetari i kësaj komune, Sokol Halitin tha e ka njoftuar për zhvillimet në komunë, problematikat dhe sfidat që janë komunale dhe shtetërore.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë edhe në festën e Zojës së Madhe në Letnicë të Vitisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024